FanClub / Flasin fansat: Çfarë i bëri bashkë si çift Fatma Methasanin dhe Alfion?

 

E bukur, karizmatike dhe shumë argëtuese, Fatma Methasani fitoi zemrat e publikut menjëherë me emisionin e saj “Fun Day”.

Kohët e fundit është përfolur shumë lidhja e saj me Alfio Rrotani dhe të dy së bashku janë një çift mjaft simpatik.

Këtë javë në rubrikën tonë FunClub kemi Flavian, Dritjetën, Amin, Anën dhe Sibelën. Ja si i janë përgjigjur vajzat tona pyetjeve lidhur me të preferuarën e tyre Fatma Methasani:

 

1.Sa kohë keni që e ndiqni Fatmën? 

Flavia:  2 vjet.

Dritjeta: Rreth 4 vjet.

Ami: 2 vjet.

Ana: 2 vjet

Sibela: Kam 5 vjet qe e ndjek Fatmen.

2.Si mendoni se kanë ndryshuar daljet e saj si moderatore nga fillimi deri më sot?

Flavia: Fatma është e njëjta dashuri që nga fillimi.

Dritjeta: Sipas meje ajo nuk ka ndryshuar fare. Vazhdon të jetë shumë spontane dhe pozitive.

Ami: Nuk e di, por unë sapo e kam parë më ka pëlqyer shumë se është shumë e mirë.

Ana: Jo shumë.

Sibela: Nuk ka ndryshuar asgje. Nese dicka ndryshon per Fatmen, eshte per mire.

3.Në sezonin e ri televiziv u përfol se Fatma do të kishte një emision në Klan dhe ndërkohë që sezoni ka nisur, ajo është ende në InTv. Çfarë mendoni se ka ndodhur? 

Flavia: Ishte thjesht një lajm i pavërtetë.

Dritjeta: Besoj se vazhdon ende në InTv, pasi askush nuk mund ta bëjë më mirë emisionin se ajo.

Ami: Nuk besoj se ka ndodhur gjë, por mendoj se ishte një lojë shumë e lezetshme.

Ana: Nuk e di.

Sibela: Mendoj se ajo ka dashur te qendroje aty ku ka nisur hapat e pare ne televizion.

4.Cili është emisioni që do kishit dëshirë të shikonit duke drejtuar Fatma? 

Flavia: Fatma do dukej shumë mirë në çdo emision, mjafton që të jetë e njëjtë.

Dritjeta: Nuk e di se nuk e kam menduar. FunDay është një emision që e karakterizon më së miri atë.

Ami: Në FunDay është shumë mirë. I shkon shumë ai emision.

Ana: FunDay është shumë mirë.

Sibela: Nuk kam dicka ekzakte, por jam e bindur qe cdo emision qe do drejtonte Fatma, do ta ndiqja me shume dashuri.

5.Para disa kohësh u përfol se Fatma ishte në një lidhje me këngetarin Adrian Gaxha. Sa i vërtetë ka qenë ky lajm sipas jush? 

Flavia: Përderisa Fatma ka 2 vjet me Alfion, lajmi është i pavërtetë.

Dritjeta: Fatma e ka mohuar. Ata janë vetëm shokë të mirë. Unë i besoj Fatmës dhe jo thashethemeve.

Ami: Nuk e di.

Ana: Nuk e besoj të ketë qënë i vërtetë.

Sibela: Fare i vertete.

6.Fatma dhe Alfio janë tashmë një ndër çiftet më të rinj të shoëbizit shqiptar. Pse mendoni se e mbajtën të fshehtë lidhjen e tyre për kaq shumë kohë? 

Flavia: Ata janë një çift shumë cute dhe Fatma ka thënë që e donte lidhjen e fshehtë. Ajo nuk donte që vëmendja për të të binte vetëm në lajmet për lidhjen e saj.

Dritjeta: Mendoj se çdokush ka privatësinë e vetë dhe ata kanë bërë shumë mirë që e kanë mbajtur të tillë. Çdo gjë duhet bërë publike në kohën e duhur, ashtu si ata e bënë.

Ami: Ndoshta kanë dashur të jenë larg vëmendjes së mediave.

Ana:

Sibela: Pak privatesi eshte e bukur, apo jo?

7.Sa shkojnë ata të dy si çift sipas jush? 

Flavia: Ata kanë shumë dashuri mes njëri tjetrit dhe janë shumë të bukur shumë të bukur.

Dritjeta: Shkojnë shumë. Janë çifti më i ëmbël i shoëbizit. Jam shumë e lumtur që janë bashkë dhe të lumtur.

Ami: Mua më pëlqejnë shumë. Janë të lezetshëm.

Ana: Shkojnë me të vërtetë shumë.

Sibela: Shummmmmmme.

8.Çfarë mendoni se i bëri së bashku si një çift Alfion dhe Fatmën? 

Flavia: Dashuria, mirësia dhe respekti.

Dritjeta: Mendoj se personaliteti dhe pozitiviteti i Fatmës bën për vete çdokënd. Edhe Alfio është spotan dhe i qeshur si Fatma. Mendoj se shkojnë më së miri bashkë. Janë çifti perfekt.

Ami: Kot nuk thonë: “Dashuria kalon nga stomaku”.

Ana: Janë të dy shumë të dashur.

Sibela: “Cmenduria” dhe pozitiviteti qe kane te dy se bashku.

9.Pse doni ta shikoni më shumë Fatmën në ekran? 

Flavia: Sepse përcjell vetëm dashuri dhe pozitivitet.

Dritjeta: Sepse çdokush ka nevojë të shikojë një njeri aq pozitiv dhe që të fal aq dashuri si ajo. Është një shembull për tu marrë.

Ami: Fatma për mua është shumë e çmuar. Çliron energji pozitive dhe ta bën ditën më të bukur.

Ana: Është një moderatore shumë ndryshe nga të tjerat.

Sibela: Pasi mesazhet qe ajo percjel, te bejne te mendosh se gjerat e bukura jane prane nesh.

10.Cili është mesazhi juaj për Fatmën? 

Flavia: Fatmush, të dua shumë, shumë dhe ti e di. Vazhdo të jesh fantastike se shkëlqen.

Dritjeta: Mesazhi i vetëm që mund ti jap Fatmës është që e dua shumë. Është njeriu më i rëndësishëm në jetë për mua. Jam e lumtur që e kam pjesë të jetës time. Me dashurinë që fal ajo i bën njerëzit të ndihen më mirë. Gjithmonë do jem afër saj ta mbështes në çdo hap. E dua shumë!

Ami: Unë Fatmës dua ti them që e dua shumë. Do ta mbështes gjithmonë dhe të jetë ashtu siç është se është shumë e mirë. Pa të dita më duket bardhë e zi.

Ana: Të vazhdoj siç e ka nisur.

Sibela: Do ti thoja te jete kaq unike dhe e mire sa eshte tani.

*Kujdes! Ndalohet riprodhimi i këtij materiali pa lejen e redaksisë së gazetapaloma.net

©gazetapaloma

Facebook Comments
Loading...