Flasin fansat e Sonit: Ja çfarë ndodhi vërtet në “Dancing with the stars”…

Ka mbi dy dekada që Soni Malaj është pjesë e industrisë së muzikës. Zëri dhe performancat e saj skenike janë gjithnjë në nivelin më të lartë. Karrierën e nisi pjesë e grupit të njohur SpiritVoice dhe më pas si soliste ku numëron dhjetra hite muzikore. Gjithnjë ka eksperimentuar në shfaqje jashtë muzikës dhe ia ka dalë mbanë shumë mirë.

Në rubrikën FanClub, këtë javë kemi Denisën, 20 vjeç, nga Tirana që e ndjek Sonin prej shumë kohësh dhe menaxhon një faqe fansash në Instagram për të. Ja si i është përgjigjur ajo pyetjeve tona për këngëtaren e saj të preferuar, Soni Malaj.

Sa kohë keni që e ndiqni Sonin? 

Ka shumë vite që unë jam fanse e Sonit, qëkur Soni ka bërë njëherë koncert recital në Pallatin e Kongreseve me Sinan Hoxhën. Nuk e mbaj mend saktë vitin, por di që kam qënë shumë e vogël.

Soni sapo është shpallur fituese e “Dancing with the stars”. Çfarë mendoni për paraqitjen e saj këtë rradhë? 

Duke e njohur Sonin si artiste dhe aftësitë e saj për kërcimin, nuk kishte se si të ndodhte ndryshe. Nuk e mbaj mend te jem ndjerë ndonjëherë e zhgënjyer nga performancat e saj, që nga puntata e pare deri tek ajo e fundit, ka shkelqyer!

A mendoni ju se kjo pjesëmarrje ishte më e mirë se e edicionit të parë? 

Nga edicioni i pare kanë kaluar disa vite dhe nuk e kam kaq të qartë ta mbaj mend per te thënë se cila pjesmarrje ishte më e mirë, por ndoshta kjo tani.

Cila nga zhanret muzikore i përshtatet asaj më tepër në kërcim? 

Të gjitha kërcimet në Dancing kanë qënë të ndryshme, secila ka pasur veçantinë e vet, por më shumë do të veçoja kërcimin kontemporan. Për mendimin tim, i shkonte shumë Sonit dhe të falte shumë emocion.

Natën finale u duk se kishte pakënaqesi mes Sonit dhe Aulona Mustës. Cili ishte shkaku sipas jush i kësaj “zënke”? 

Nuk mendoj se ka pasur zënkë,duke njohur që Soni në asnjë rast nuk është tip konfliktual. Nuk mund të flas me përgjegjësi të plotë për palën tjetër. Mendoj që ankthi i garës ishte më së shumti që reflektohej në fytyrat e tyre.

Nëse nuk do fitonte Soni, kush mendoni se e meritonte kupën? 

Unë mendoj që e gjitha ajo që konsiderohej si konkurencë,ishte një tymnajë iluzioni e krijuar nga juria për të tërhequr publikun rreth ekranit dhe ia doli deri në një farë pikë dhe them kështu, sepse në fund të ditës të gjithë e dimë talentin e padiskutueshëm të Sonit në kërcim dhe bindjen që ajo do e fitonte.

“Spirit voice” ka qënë grupi ku Soni ka nisur karrierën e saj. Sot, tregut i ka rezistuar vetëm ajo. Çfarë i ofronte më tepër publikut Soni se koleget e saj të grupit? 

Kam qënë shumë e vpgël për të ndjekur vajzat në grupin e tyre, por Soni me talentin e saj sigurisht që do ti rezistonte industrisë së muzikës.

Ju e shihni Sonin më mirë pjesë të një grupi apo solo? 

Sigurisht që solo.

Gjatë karrierës së saj muzikore  Soni ka provuar edhe muzikën ritmike edhe baladat. Kush mendoni se i përshtaten më tepër? 

Te dyjai pëërshtaten më së miri. Këngët ritmike Soni i shoqëron me performanca dhe normal ato të japin energji pozitive, por baladat e Sonit që kanë lënë gjurmë në muzikën shqiptare. Kur Soni këndon balada, të fal emocione te papërshkruara. Unë përfshihem shumë emocionalisht kur dëgjoj baladat dhe zërin e Sonit.

Cila është kënga juaj e preferuar? 

Të gjitha më pëlqejnë, por do të veçoja: “Të dua ty”, “Ndarja”, “Zemër e pakurdisur”.

Po më pak e preferuara? 

Ndoshta ajo kengë që e dëgjoj më rrallë.

Ndër bashkëpunimet që ka bërë Soni, cili mendoni se është ai më i suksesshmi? 

Mendoj qe bashkëpunimi me Flori Mumajusin “Fluturimi 3470”,  Me Tingullin3nt “Me merr”, me Sinan Hoxhën “Shukarie”, Me Genen “Ti, jeta”.

“Gati të pushtoj muzikën latine”- kjo ka qënë deklarata e Sonit në një intervistë të fundit. Si mendoni ju, a do ia arrijë ajo me këngën e saj të re? 

Soni tashmë është në menaxhimin e një shtëpie diskografike latine. Ata kanë dëgjuar zërin e Sonit dhe janë mahnitur nga ngjyra e zërit. Përsa i perket këngës më të re të Sonit & Joëell, është pëlqyer dhe ka marrë shumë komente pozitive. Soni do te vijë prapë në bashkëpunime me këngëtarë të huaj latin dhe do këndojë edhe në frengjisht.

A mendoni ju se vitet e fundit Soni ka futur me shumë elementë në performancat e saj skenike? A është një mënyrë kjo për të tërhequr më shumë vëmendje? 

Soni ka ecur me kohën dhe pas një karriere të gjatë artistike dhe të suksesshme, më shumë se ajo askush nuk e di se çfare publiku dhe skena do. Nuk mendoj se ka nevojë të tërheq vëmendje pas gjithë këtyre viteve karrierë, sepse gjithmonë ka qenë top në muzikë dhe gjithçka.

Cili është mesazhi juaj për Sonin? 

Vazhdo prodho sa më shumë muzikë që ta na kenaqësh zemrat ashtu sikurse e ke bërë deri tani. Je inspirim im! Të dua më shumë se shumë.

 

Facebook Comments
Loading...