Fati i keq për Gonca Vuslateri. “Më zuri syri i keq!”

 

Gonca Vuslatari na ka mahnitur me performancën e saj në telenovelën “Nëna”. Pak kohë më parë ajo është operuar për hernie diskale, por edhe pas operacionit duket se nuk është shëruar. Për këtë arsye nuk ka dalë as në skenë.

Në një postim në Instagram ajo ka sqaruar situatën ku ndodhet.

“Nuk kam dalë në skenë këtë mbrëmje, sepse nuk kam qenë mirë dhe nuk kam hedhur asnjë hap jashtë shtëpisë. Dëshiroja të rikthehesha shumë shpejt në skenë pas operacionit, por le të themi që më zuri syri i keq.

U kërkoj falje të gjithëve që ishin prezentë. Ata që më njohin e dinë se unë nuk dal skenë vetëm nëse nuk jam në gjendje as të ec. Në të kundërt asgjë s’më mban dot larg skenës.”  

Facebook Comments
Loading...