Fansat po “çmenden”! Çifti që të gjithë e duam pritet të bëjë 3 dasma

Për të gjithë fansat e futbollistit të famshëm të Arsenalit, Mesut Özil dhe të aktores Amine Gülşe, ka një lajm të mirë!

Personazhet publikë në fjalë pritet që gjatë kësaj vere të kurorëzojnë dashurinë e tyre disavjeçare në martesë.

Mirëpo surprizues është fakti se çifti i dashur për publikun nuk do të organizojë vetëm një dasmë, por tre të tilla.

Ku do t’i organizojnë 3 ceremonitë?

Sipas mediave turke dasma e parë do bëhet në Gjermani, e dyta në Suedi, në vendlindjen e aktores, dhe e treta në Turqi.

Mirëpo akoma edhe më marramendëse është vlera e fustaneve të saj…plot 500 mijë lira turke, më shumë se 80 mijë euro. Ëhë, siç e lexuat!

Amine për mediat në Turqi është shprehur kështu: “Martesa është shumë e rëndësishme për ne. Unë e dua shumë Mesut. Nuk jam aspak xheloze, i besoj shumë. Nuk më ka gënjyer asnjëherë.” /revistaclass

Facebook Comments
Loading...