Më është shfaqur myk kohët e fundit se kam pirë shumë antibiotikë. Si ta kuroj?

Doktoreshë, më ndihmoni ju lutem! Më është shfaqur myk kohët e fundit se kam pirë shumë antibiotikë. Meqë kam dalë një herë edhe me alergji nga myku mbase kjo është alergjike. E kam gjuhën shumë të zbardhur, po kam dhe shenja të tjera që do t’jua tregoj kur të vizitohem. Më falni për shqetësimin, Liri K.

-Përshëndetje! Sa për sqarim, problemi i mykozës që shfaqet pas përdorimit të antibiotikëve është një infeksion më vete dhe jo alergji. Domethënë kurohet si çdo infeksion tjetër, me barna anti-mykotike. Ndërsa alergjia ndaj myqeve është diçka tjetër (myqet janë të shumëllojshëm, si p.sh Cladosporium, Penicillium, Candida, Aspergillus etj. dhe identifikohen veç e veç me anën e provave të alergjisë). Sporet e tyre shkaktojnë më tepër probleme në rrugët e frymëmarrjes, si p.sh astmë bronkiale. Për çfarëdolloj simptome që ju mund të keni momentalisht, jeni e mirëpritur për një vizitë klinike. Merrni me vete edhe ndonjë analizë laboratorike të kohëve të fundit (si p.sh. ndonjë mbjellje për mykun), si dhe shënimet e provave të alergjisë të kryera dikur, nëse i keni ruajtur.

Facebook Comments
Loading...