“Është i terrorizuar”, kushëriri tregon çfarë tha i mbijetuari i vetëm, Ramë Lala, në spital

Tetë anëtarët e familjes Lala humbën jetën për shkak të tërmetit të së martës, ndërsa i vetmi i mbijetuar i kësaj familjeje, Ramë Lala, u nis për mjekim më të specializuar në Itali.

Kushëriri i tij, Indrit Markja, ka rrëfyer si e ka përjetuar lajmin e rëndë, si dhe ka treguar takimin e tij me 17-vjeçarin për të cilin tregoi se ishte i terrorizuar.

“Na erdhi një telefonatë dhe na tha se shtëpia e nënës është shembur. Kam dëgjuar mamin duke qarë. Jam ngritur dhe direkt jam nisur për në Aeroportin e Romës, për të ardhur këtej.

Është e paimagjinueshme, nuk ka shpjegim, duke e ditur çfarë kishte aty brenda, ishin kalamajtë e dajës, daja, nëna, dhe goca e dajës.

Ai është i terrorizuar, sepse edhe kur vajta unë në Tiranë kur e takova po binte akoma tërmet. Ai thoshte ‘tërmet, largohuni, largohuni’.

I thoja ‘po e lëviz unë krevatin’, ai më thoshte ‘mos e prek as ti atë krevat’. Është shumë i terrorizuar, ndaj e çuam në Itali.”- ka rrëfyer Indriti.

Facebook Comments
Loading...