Ermal Mamaqi dhe këngëtari shqiptar me famë botërore paskan qenë shokë klase!

Ermal Mamaqi ishte ndër të ftuarit që s’mund të mungonin në dasmën e Gazmend Pajës.

Në festën me rreth 300 të ftuar, një interpretim emocionues live nga tenori shqiptar me famë botërore Saimir Pirgu ishte një prej surprizave më të bukura të mbrëmjes.

Tenori i njohur dhe drejtuesi i “Xing” u  takuan bashkë dhe paskan patur një arsye më tepër sesa dasma e aktorit për të biseduar.

Siç tregoi Ermali në Instagram, ky me Saimir Pirgun është një takim “pas 20 vitesh” mes dy shokësh klase.

“I lumtur për suksesin tënd ndërkombëtar.”, shkruan ai në postimin ku shfaqen të qeshur krah njëri- tjetrit.

Edhe pse ky fakt lihet shpesh në harresë, Ermal Mamaqi ka përfunduar studimet për kanto dhe po kështu Saimir Pirgu, para se të shkonte në Itali, nisi studimet për kanto tek Akademia e Arteve.

Megjithatë, është e çuditshme sesi, me kaq shumë ardhje të Saimir Pirgut në Tiranë për koncerte apo organizime të tjera, të kenë 20 vite pa u takuar.

Jo më larg se në dhjetor, tenori ishte i ftuar tek “Kënga Magjike” ku interpretoi krah Pirro Çakos dhe Ardit Gjebresë.

Facebook Comments
Loading...