Enca vs Noizy / Kush ishte shkaku i krisjes së mardhënies mes artistëve? Flasin fansat e tyre.

Noizy është padyshim një ndër artistët që solli risi në muzikën rrep shqiptare kur u fut në treg dhe padyshim që nga ajo kohë ka shumë fansa që dëgjojnë muzikën e tij dhe e mbështesin.

Enca, një këngëtare e re, e talentuar dhe mjaft simpatike arriti që të tërheqë vëmendje që në këngët e para që publikoi.

Të dy artistët nisën një miqësi që pati momentin kulminant në publikimin e këngës “Bow down” që numëron sot miliona klikime. Mirëpo sot, duket se nuk ka ngelur asgjë nga kjo miqësi.

Artistët jo vetëm që nuk frekuentohen, por edhe kanë nisur bëjnë gjeste dhe publikime ironike ndaj njëri tjetrit.

Në rubrikën e kësaj jave të FanClub, kemi përballë fansat e Noizy-t dhe të Encës. Lisa nga Prishtina dhe Armanda nga Lezha janë fanset e Encës, ndërkohë që Marolinda nga Librazhdi, Megi nga Pogradeci, Leonora nga Shkupi, Meri nga Berati dhe Kristina nga Durrësi janë fansa të Noizy-t. Të gjithë menaxhojnë faqe fansash në Instagram rreth artistëve të tyre të preferuar dhe pyetjeve tona për sherrin që ka lindur, dhe jo vetëm,  ata i janë përgjigjur kështu:

1.Sa kohë keni që e ndiqni Encën/Noizyn?

Fansat e Encës

Lisa: Jam fanse që prej 2014.

Armanda: Që në 2017.

Fansat e Noizyt

Marolinda: Kam  4 vjet që jam fansja e Noizyt.

Megi: Kam 8 vjet që jam një fanse e zjarrtë e Noizyt.

Leonora:Kam 8 vjet që e ndjek Noizyn.

Meri: Disa vite. Nuk e mbaj mend me saktësi.

Kristina: Që nga viti 2013.

 

2.Cila është kënga juaj e preferuar?

Fansat e Encës

Lisa: Të gjitha, ama më tepër “Call me godness”.

Armanda: E preferuar ime është “Kujtpoihan”.

Fansat e Noizyt

Marolinda: Kënga e preferuar është “Big body benzzo”.

Megi: Të them të drejtën më pëlqejnë të gjitha këngët e tij, por ndoshta pak më shumë më pëlqen “Bojna pak muhabet”.

Leonora: Kënga ime e preferuar është “Noku vogël”.

Meri: “Po thu”.

Kristina: Kënga e preferuar është “The baddies”.

3.Po më pak e preferuara?

Fansat e Encës

Lisa: Nuk kam përgjigje.

Armanda: Të gjitha më pëlqejnë.

Fansat e Noizyt

Marolinda: Kënga më pak e preferuar është “Ata nuk e dinë”.

Megi: Të gjitha kënget e tij për shijet e mia janë SUPER.

Leonora: Kënga më pak e preferuar është “Ata nuk e din”.

Meri: “Gunz up”.

Kristina: Të gjitha këngët më pëlqejnë njësoj, por kënga “The baddies” është ajo që më bëri ta ndjek atë rregullisht.

 

4.A e besoni ju se dikur ka pasur një lidhje romantike mes Encës dhe Noizyt?

Fansat e Encës

Lisa: Asgje më shumë se shoqëri ska pasur mes tyre.

Armanda:

Fansat e Noizyt

Marolinda: Jo, nuk besoj se ka pasur lidhje romantike mes tyre.

Megi: Nuk mendoj se ka pasur një lidhje mes tyre.

Leonora: Jo, nuk mendoj se kanë qënë kuurë në një lidhje romantike.

Meri: Po.

Kristina: Unë besoj Noizyn dhe meqënëse ai e ka mohuar, atëherë nuk ka pasur një lidhje mes tyre.

5.Çfarë mendoni ju për mardhënien mes Encës dhe Noizyt?

Fansat e Encës

Lisa: Besoj se Enca ia del shumë mirë edhe pa Noizyn dhe mendoj se janë më mirë kështu siç janë.

Armanda:

Fansat e Noizyt

Marolinda: Unë mendoj se Noizy dhe Enca nuk kanë qënë asgjë tjetër veçse shokë.

Megi: Pas asaj që bëri Enca, që mohoi  faktin që Noizy e ka ndihmuar të bëhet e famshme, është e drejtë të ketë një mardhënie të paqëndrueshme.

Leonora: Mardhënia e tyre është e tensionuar tani.

Meri: Mendoj se ka qënë një gabim i madh.

Kristina: Mardhënia e tyre duket mjaft e tensionuar.

 

  1. Cili mendoni se ishte shkaku i krisjes mes tyre?

Fansat e Encës

Lisa: Xhelozia e Noizyt për albumin e Encës dhe kënga e re me Don Phenom.

Armanda:

Fansat e Noizyt

Marolinda: Asnjëherë nuk e kam mësuar cili ishte shkaku i krisjes mes tyre.

Megi:  Siç e thashë edhe më sipër, Noizy i dha famën dhe ajo i ktheu shpinën dhe i tha se çdo gjë e ka arritur vetë.

Leonora: Shkaku është mosmirnjohja e Encës ndaj Noizyt.

Meri: Mendjemadhësia e Encës.

Kristina: Enca në një intervistë ka thënë se suksesin e saj e ka arritur vetë. Noizyt nuk i ka pëlqyer kjo gjë, pasi ai e ka ndihmuar. Me pak fjalë, ajo është treguar shumë mosmirnjohëse.

7.A mendoni se komentet publike që kanë bërë ndaj njëri tjetrit së fundmi kanë kaluar limitet?

Fansat e Encës

Lisa: Noizy i ka nisur të gjitha. Ai i ka kaluar limitet duke ofenduar dhe fyer dikë që në të kaluarën e ka thirrur “Queen”.

Armanda:

Fansat e Noizyt

Marolinda: Noizy nuk e ka komentuar aspak atë, por Enca ka kaluar limitet.

Megi: Mendoj se nuk kanë kaluar asnjë limit. Gjithçka ka thënë Noizy për të ishte e drejtë. Ajo i ka merituar ato reagime.

Leonora: Jo, nuk i kanë kaluar limitet aspak.

Meri: Po, ama ishte Enca që i kaloi limitet.

Kristina: Ndoshta ato i janë kundërpërgjigjur njëri tjetrit.

 

8.A ka ndonjë mundësi që mardhënia e tyre të rregullohet sërish?

Fansat e Encës

Lisa: Jo.

Armanda:

Fansat e Noizyt

Marolinda: Pas veprimeve të pahijshme që ka bërë Enca së fundmi, nuk mendoj se mund të pajtohen.

Megi: Mendoj se nuk ka arsye të jenë më miq bashkë me njëri tjetrin.

Leonora: Nuk ka mundësi.

Meri: Jo, sepse një mbreti nuk mund ti përshtatet një l**ë.

Kristina: Mendoj se jo.

9.Tani që Enca bëri një gjest të pahijshëm ndaj një posteri të Noizyt në rrugë, mendoni se ai do të kundërpërgjigjët?

Fansat e Encës

Lisa: Gjesti i Encës ka qënë një kundërpërgjigje ndaj gjesteve të tij.

Armanda:

Fansat e Noizyt

Marolinda: Para këtij veprimi Noziy ka 2 rrugë: mund ti kundërpërgjigjet shumë keq ose të bëjë sikur nuk ka ndodhur asgjë.

Megi: Duke e njohur tipin e Noizyt gjatë këtyre 8 viteve, mendoj se nuk do ti kushtojë ndonjë rëndësi të veçantë, megjithatë do më pëlqente të kishte ndonjë përgjigje.

Leonora: Noizy është kundërpërgjigjur që para se ta bëjë atjo këtë gjë. Enca e nxorri nga inati atë story.

Meri: Ndodhta po, ndoshta jo. Atij nuk ia ndjen shumë çka flitet. Fama e tij nuk mund të bjerë kurrë nga një femër si ajo.

Kristina: Ai është kundërpërgjigjur: “Ndërkohë që ti filmoje posterin tim, unë bëja lekë”. Nuk e di nëse do e lërë me kaq apo do jap një përgjigje tjetër.

 

10.A e ndqini më Noizyn/Encën tani pas sherrit?

Fansat e Encës

Lisa: Nuk e kam ndjekur edhe kur ka bashkëpunuar me Encën.

Armanda:

Fansat e Noizyt

Marolinda: Nuk e kam ndjekur asnjëherë Encën dhe pas sherrit me Noizyn prapë nuk e ndjek.

Megi: Jo nuk e ndjek. Ajo madje më ka bërë edhe bllok për komentet që i kam dhënë nëpër foto. E falenderoj që më ka bërë sepse nëse sdo ta bënte ajo, do e kisha bërë unë.

Leonora: Jo, nuk e ndjek më Encën.

Meri:  Jo, nuk e kam ndjekur edhe kur ishte me Noizyn.

Kristina: Jo.

  1. Pse doni ta shikoni më tepër Noizyn/Encën në ekrane ?

Fansat e Encës

Lisa: Pasi dashuria dhe fjalët që shpreh nëpër ekrane nuk krahasohet me asgjë tjetër në botë.

Armanda:

Fansat e Noizyt

Marolinda: Noizyn dua ta shikoj në ekran gjithmonë për mirë dhe e kam thënë që ai është idhulli im. Do vazhdoj ta shikoj dhe ta ndjek gjithmonë.

Megi: Dua ta shikoj se ai është idhulli dhe shembulli im. Duke e parë më shumë në ekrane ai do të jetë diçka e dobishme për të rinjtë. Ai është një shembull që vërtet duhet ndjekur,

Leonora: Mendoj se duhet ta shohim më shumë nëpër ekrane atë dhe këngët e tij sepse ato më zbukurojnë ditën.

Meri: Ai është një frymëzim ndryshe nga gjithë të tjerët.  Gjithçka e ka arritur me punë dhe djersë. Buzëqeshja e tij na bën të lumtur.

Kristina: Për të njohur më mirë jetën e tij profesionale dhe atë private.

 

  1. Me cilin këngëtar do donit ta shikonit në një bashkëpunim?

Lisa: Me Dhurata Dorën.

Armanda:

Fansat e Noizyt

Marolinda: Kam dëshirë ta shoh në një bashkëpunim me Alban Skënderaj, pasi kënga e tyre e parë “Drejt suksesit” korri shumë suskes.

Megi: Do kisha dashur ta shikoja në bashkëpunim me reperen Tayna. Do ishin një kombinim perfekt.

Leonora: Mua më pëlqejnë më shumë bashkpunimet me grupin.

Meri: Do doja ta shikoja në një bashkëpunim me Dafina Zeqirin.

Kristina: Do doja të bashkëpunonte me antarët e rinj të grupit.

13.Cili është mesazhi juaj për Noizyn/Encën?

Fansat e Encës

Lisa: Mesazhi im është që të vazhdojë me dashurinë dhe pozitivitetin që shpreh. Do të ketë mbështetjen time gjithmonë.

Armanda:

Fansat e Noizyt

Marolinda: Mesazhi im për Noizyn është  që të vazhdojë të publikojë akoma më shumë këngë sepse fansat e tij e presin me padurim çdo gjë. Mezi pres të të takoj idhulli im. Të dua shumë.

Megi: Dua ti them Noizyt se është këngëtari më i mirë. Faleminderit për shembullin e mirë që më jep mua dhe të rinjve shqiptarë. Të vazhdojë kështu sepse në 13  vite karrierë dhe më tej ai ka qënë dhe do jetë gjithnjë i pari. Bashkë me fansat e tij të tjerë e presim të na vijë njëherë në Pogradec që ta takojmë.

Leonora: Mesazhi im për Noizyn është se e dua shumë. Vetëm suksese dhe sa më shumë hite. Ai është një ndër reperët më të mirë.

Meri: Mesazhi im është shumë i gjatë, por unë po e përmbledh. Je ndryshe, mos ta ndjej se çka flasin për ty. Je dhe do jesh gjithmonë mbret. Fansat e tu do të të mbështesin në çfarëdo lloj gjëjë. Të duam shumë.

Kristina: Të vazhdoj të qëndroj kshu siç është, pasi është unik në llojin e tij. Të mos harrojë që fansat do ta duan dhe do ta mbështesin gjithmonë.

*Kujdes! Ndalohet riprodhimi i këtij materiali pa lejen e redaksisë së gazetapaloma.net

©gazetapaloma

Facebook Comments
Loading...