E vetmja që mungoi: Zbulohet arsyeja pse Arbana nuk shkoi në festën e ditëlindjes së Tanit të “Topit”

Mbrëmjen e kaluar, në nder të 51-vjetorit të ditëlindjes së themeluesit të “Top Channel”, Dritan Hoxhës, u mbajt si çdo vit një festë.

Personazhet e njohur të televizionit u mblodhën në ambientet e studiove të reja “Nova”, ku kanë festuar në shoqërinë e njëri-tjetrit dhe vazhdimisht ndanë momente me ndjekësit në rrjete sociale.

Mirëpo, mes tyre mungonte moderatorja e njohur Arbana Osmani, e cila na ka shoqëruar për vite të tëra në ekranin e “Topit”.

Në fakt, Arbana ka udhëtuar drejt Francës dhe kjo është arsyeja pse s’ka mundur të jetë e pranishme në festë.

Ajo ka ndarë në profilin e saj në Instagram foto nga Parisi, ndërsa ka shkruar:

“Ndjehesh mirë kur kthehesh sërish.”

Gjithashtu, moderatoren e shoqëron partneri i saj, Eduart Grishaj, i cili ashtu si Arbana, s’ka rezistuar dot pa publikuar një foto nga qyteti i dashurisë.

Facebook Comments
Loading...