E merrja me thurje, por ai më kërkon që të flas për gjëra intime

Mister X, të falënderoj për përgjigjet e tua. Unë që po të shkruaj jam një djalë. Punoj natën. Një ditë tek lashë punën dhe po ikja për në shtëpi, para portës ku punoj kaloi një vajzë dhe e kishim rrugën bashkë gati 20 minuta. Unë nuk e njihja, por ajo u afrua dhe u fut në muhabet. Ditën tjetër kaloi prapë në të njëjtën orë dhe bëmë muhabet. E ftova për kafe, por nuk pranoi. Tani nuk flet! Si ta bëj për vete? Ajo ikën vetëm gjithmonë dhe në këmbë.

Përgjigje: Ç’t’u desh ty ta ftoje për kafe?! Ajo u fut në muhabet dhe kështu duhej të vazhdonte. Gafë e rëndë e djemve. Nuk rrinë dot pa sens idiot protagonizmi që pothuaj gjithnjë prish punë.

 

Mister X, mund të më thuash disa tituj librash që ti i rekomandon për të lexuar? Mua më pëlqejnë librat romantikë. Ela.

Përgjigje: Për të qarë shih telenovela. Për t’u kulturuar lexo “Varrezat e Pragës” të Umberto Ekos.

 

Mister X, para pak kohësh kam folur në Facebook me një djalë nga Shkodra. Më dha numrin dhe unë e merrja me thurje (që të mos merrte numrin tim), por ai më kërkon që të flas me të për gjëra shumë intime, d.m.th do seks në telefon. Ai është 24 vjeç, unë 15. Më çmendi. Tani më ka marrë dhe numër te AMC. Çfarë të bëj se unë nuk e kam idenë se kush është, veç i di emrin dhe moshën? Çfarë i thua ti kësaj? A më ndihmon dot ta heq qafe? Me respekt, gca ë vogël.

Përgjigje: Domethënë ti e dhjet dhe pastaj na fton neve të pastrojmë vendin. Jo. (Mëso nga ky incident sepse ke shanse natyrale ta hash!)

Facebook Comments
Loading...