E humbët Xhihanin në Prishtinë? Pa merak. Aktorja e famshme turke po i bën pushimet në Shqipëri për 7 palë qejfe

Lajmi i ardhjes së aktorit kryesor në serialin “Fate të kryqëzuara”, Erkan Pettekaya, në Prishtinë, u prit me bujë nga fansat shqiptarë.

Por, papritur e papandehur, një aktore mjaft e njohur turke e cila ka bërë për vete shumë shqiptarë, mbërriti në Shqipëri për të kaluar disa ditë pushimi në brigjet e jugut.

Ndjekës të “IconStyle” kanë zbuluar se aktorja Farah Zeynep Abdullah, protagoniste e serialit “Kurti dhe Sura” po pushon në Ksamil, Sarandë, ku ka publikuar edhe një story në Instagram. 

Pak po e sigurt: nami i bregdetit të jugut tonë paska mbërritur deri në Turqi!

Facebook Comments
Loading...