E di që jam lezbike, por nuk di si të sillem në jetë. Të ndërtoj familje apo të pranoj realitetin?

Përshëndetje Suzi! Jam një vajzë 22 vjeçe. Unë kam pasur marrëdhënie me dy ferma. Meshkujt nuk më pëlqejnë fare. E di që jam lesbike se e kam kuptuar, por tani nuk di ç’të bëj: të sillem sikur në fakt më pëlqejnë meshkujt, të ndërtoj dhe familje, apo të pranoj realitetin tim? E di që në Shqipëri do të më paragjykojnë shumë dhe kjo gjë më tremb. Pres me padurim përgjigjen tënde. 

-Shijet e tua seksuale janë vetëm çështje e jotja. Të tjerët këto “gjëra” i duan thjesht për muhabet. Jeta jote, vendimet e tua nuk mund të varen nga muhabetet e të tjerëve. Natyrisht që nuk është e lehtë, por vetja është zgjedhje në fund të fundit. Për më shumë të takon ty për të vendosur se si do të organizohet jeta jote.

 

Përshëndetje Suzi! Unë me të dashurin herë pas here kur bëjmë seks përdorim prangat dhe ai më gjuan me shpulla. Mua më pëlqen shumë kjo gjë. Është normale, apo ka diçka që nuk shkon tek unë?

-Është normale nëse ti e bën me dëshirë.

Facebook Comments
Loading...