Diss i fuqishëm për reperët: Gjiko ka gati 12 këngë dhe pritet t’i vërë flakën vendit

Gjiko bëri rreth 3 muaj pushim dhe të gjithë u bëmë merak për të.

Ishim mësuar që reperin ta shihnim shumë aktiv në tregun muzikor shqiptar, megjithatë duket se për këtë pushim e ka pasur një arsye.

Nëpërmjet postimeve në Instastory, Gjiko ka treguar se ka gati 12 këngë, të cilat do të dalin së shpejti në treg.

Ai ka treguar se për të punuar për këngët e reja i është dashur shumë kohë dhe ai ka bërë regjistrime për 10 orë në ditë.

“10 or ndite. 12 kong jon done”, shkruan Gjiko në një prej fotove.

Më tej me anë të videove ai bën një diss të vogël për reperët, ku thotë: “Hej ju repera ju sugjeroj me shku në fitness dhe me i shtërngu fort b**** se o ka vjen tërmeti. Unë po kthehem”.

Kënga e fundit e Gjikos mban titullin “My bro” dhe është në bashkëpunim me reperin Buta.

Facebook Comments
Loading...