Dimri, aleat i bukurisë! Këshilla për një lëkurë të shëndetshme gjatë dimrit.

Erë, shi, ftohtë… dimri ndihet me gjithë forcën e tij.

Për rrjedhojë, lëkura jote thahet dhe humbet shkëlqimin, flokët janë skandal dhe të jesh tërheqëse bëhet një gjë shumë e komplikuar. Ta lësh veten pas dore duke pritur pranverën? As mos e mendo! Ka disa sekrete për të “shpëtuar lëkurën”!
Je gati për të bërë atë që duhet për të mbijetuar në këtë dimër, duke bërë që bukuria jote të mos rrezikohet? Ndiq këshillat tona.

Në dimër është e këshillueshme që të hidratosh lëkurën me një krem fluid.

Lëvizjet e temperaturës, era dhe ambientet tepër të ngrohta e acarojnë lëkurën në mënyrë të vazhdueshme. Për ta mbrojtur atë, apliko një krem hidratant në mëngjes dhe në mbrëmje. Por kujdes, në kundërshtim me atë që mendohet s’ka nevojë të mbulosh fytyrën me krem të trashë, por me një krem të lehtë që thithet kollaj nga lëkura.

Në dimër, për të rifreskuar ngjyrën e lëkurës tënde, përdor një krem pudër fluid.

Kur temperaturat bien, lëkura ka tendencën të thahet. Sekreti për të mos humbur ngjyrën dhe uniformitetin e saj edhe në temperatura nën zero? Përdor një krem të lëngshëm dhe jo pluhur që dehidratojnë lëkurën. Nëse e ke lëkurën e yndyrshme, përdor një krem në formë shkume që uniformizon ngjyrën dhe mbulon defektet. Apliko kremin pudër në një sfungjer në mënyrë që të përhapet më mirë dhe të evitosh shenjat që mund të lësh me duar.

Për të pasur një lëkurë të lëmuar si mëndafsh edhe kur jashtë është ngricë, sekreti është ta lyesh fytyrën me krem hidratant. Evito ujin e nxehtë dhe të qëndruarit në vaskë për një kohë të gjatë, sepse uji i nxehtë nuk i bën mirë lëkurës kur është ftohtë jashtë.

Në dimër flokët dëmtohen

Flokët janë të ndjeshëm ndaj të ftohtit tamam si lëkura. Kur janë të dehidratuar humbasin shkëlqimin dhe bëhen shumë të dobët. Për t’u dhënë shkëlqim dhe butësi përdor një shampo delikate dhe që forcon flokët. Kujdes, mos e përdor më shumë se dy-tri herë në javë. Për sa u përket maskave, mos e tepro edhe me ato sepse mund të rëndosh flokët. Zgjidh produkte me baza natyrale dhe aplikoji sidomos në fund te majat, ku flokët janë më të ekspozuar ndaj të ftohtit.

Bëj kujdes edhe kur than flokët, sepse luhatjet e temperaturës dëmtojnë flokët. Kështu që kur është e mundur lëri flokët të thahen vetë nga ajri.

Për të fshehur të skuqurën e fytyrës nga i ftohti zgjidh një korrektor jeshil.

Në dimër lëkura ka tendenca të skuqet (mbi të gjitha nëse është e hollë dhe e ndjeshme). Ja dy sekrete për t’i fshehur këto skuqje: Përpara së gjithash duhet të lëmosh fytyrën duke aplikuar një krem specifik për skuqjet. Më pas apliko një korrektor jeshil (ngjyrë që mbulon të kuqen) në sasi shumë të vogla përpara se të vendosësh kremin pudër dhe më pas mund ta rregullosh gjatë ditës. Nëse lëkura jote skuqet kollaj, evito kremrat hidratantë me bazë acidi frutash sepse e skuqin më shumë lëkurën.

Kur e ke lëkurën të zbehtë…

Në dimër ngjyra e lëkurës bëhet e zbehtë dhe gri. Duhet të kesh durim deri në pranverë ose të përdorësh produkte që i japin shkëlqim lëkurës, si kremra dhe serume të ndryshme specifike. Përbërja e tyre me pjesë shkëlqyese do t’i japë dritë lëkurës tënde. Zgjidh një bazë që bën për ty: nëse ke lëkurë të bardhë zgjidh një ngjyrë mishi; nëse lëkura jote është e errët zgjidh një krem ngjyrë pjeshke.

Në dimër tualeti më i përshtatshëm është: rozë – stil kukull ruse, sikur i ftohti ka skuqur faqet e tua.

Gjatë muajve të dimrit, evito tualetin me ngjyra shumë të theksuara, pasi do t’i jepte fytyrës një pamje të lodhur. Idealja është të krijosh një pamje gati nudo dhe të shkëlqyeshme. Për të arritur një efekt më të shëndetshëm, vendos një blush rozë për faqet. Në fund vendos një buzëkuq të kuq dhe do të kesh një pamje fantastike.

Në dimër përdor ngjyra si grija, tonalitetet e blusë dhe të zezës. Vër dy shtresa rimel për të theksuar shikimin tënd.

Në dimër është më mirë ta heqësh tualetin në mëngjes dhe në darkë

Një krem specifik që nuk dëmton dhe irriton lëkurën duhet përdorur çdo mbrëmje për të hequr dhe pastruar fytyrën nga tualeti dhe çdo papastërti që ka mbledhur gjatë ditës. Në mëngjes gjithashtu përdor një detergjent delikat që nuk acaron lëkurën. Pastroje lëkurën me majën e gishtave. Në dimër sidomos evito pecetat e lagura dhe pambukun e mbushur me locion.

Sekreti për buzë perfekte edhe nën 0 gradë

Të kesh me vete gjithmonë një balsam hidratues.

Lëkura e buzëve është pesë herë më e hollë se ajo e trupit tonë. Kështu që në të ftohtët e parë duhet ta ushqesh dhe hidratosh. Kur buzët dehidratohen dhe thahen është shumë gabim t’i lëpish. Pështyma ka aciditet dhe i than akoma më shumë. Lyeji me një zbutës buzësh ose një buzëkuq me krem hidratant brenda. Në këtë mënyrë do të kesh buzë të buta dhe të shkëlqyeshme çdo ditë. Përpara se të flesh, apliko mbi buzë një zbutës, në mëngjes buzët e tua do të jenë të buta dhe të lëmuara.

*Kujdes! Ndalohet riprodhimi i këtij materiali pa lejen e redaksisë së gazetapaloma.net

 ©gazetapaloma

Facebook Comments
Loading...