Dhuratat i pranon, por kur e ftoj për kafe nuk pranon.

Mister X, njoh një grua shumë të bukur, të thjeshtë, flasim për gjëra të thjeshta. Dhuratat i pranon, por kur e ftoj për kafe nuk pranon. Më pëlqen shumë të kemi një lidhje. Pres mendimin tuaj.

Përgjigje: Mendimi im është që ajo është e sjellshme. Jo çdo grua e sjellshme dëshiron të ketë një lidhje.

Mister X, përshëndetje! Jam një vajzë 18 vjeçe, jam e lidhur me një djalë që e njoh prej 8 vitesh. Kur jam me të ndihem shumë mirë, edhe ai me mua. Më parë ka qenë i lidhur me një grua të divorcuar që ka një fëmijë; ajo rrinte te shtëpia ime. U ndanë sepse ajo shkoi të punonte në Itali. Në kohën që ishte me mua, ajo u kthye dhe u takuan, madje mua për një javë as nuk më foli, as telefonin s’ma hapi. Vetëm pas një jave më tregoi. I shkëputi lidhjet me të. Tani ka të tjera, jo vetëm mua dhe kur e hap këtë temë më thotë: Me kë rri unë 24 orë? Me kë jam tani? Ato vajzat bëjnë punë të pista, nuk janë vajza shtëpie, punojnë në tallava dhe këtë e mbajnë me lekë. Ai gjithmonë këtë gjë më thotë: “Ti nuk je nivel i atyre, ato i mbaj për interes”. Është jashtë mase xheloz, nuk më lë të iki deri në dyqan pa e pyetur, as me mamin nuk dal dot; sikur të dal pa i thënë, ai më rreh. Është shumë i dhunshëm, ndonjëherë më rreh edhe për gjëra kot. Më rreh aq shumë sa tani edhe unë jam mësuar. Nuk e lë dot. Jam shumë e sigurt që edhe ai më do, pasi ma ka treguar jo vetëm me fjalë; ka folur me mamin dhe me babin për këtë punë. Dalim lirshëm, sepse e dinë të gjithë për këtë muhabet, jemi gati të fejuar. Nuk di si tua them. Nuk bëj dot asgjë pa leje, ai as nuk më nxjerr. Edhe te një shoqe kur iki në lagje, ai e merr vesh se kam roje nga mbrapa kudo që të iki. Ju lutem më këshilloni çfarë të bëj sepse nuk mundem të ndahem. E dua më shumë se çdo gjë në këtë botë. Kur isha e vendosur për ta lënë, ai nuk ndaloi deri sa u pajtuam prapë. Bëri çdo gjë që të ktheheshim. Pres përgjigje. Faleminderit për mirëkuptimin! D. F.

Përgjigje: Ti paske dënuar veten me një vdekje të ngadaltë. E bëjnë shumë gra e vajza për motive të paidentifikueshme.

Facebook Comments
Loading...