Dhe çuditë nuk kanë fund! Pasi u largua nga familja mbretërore, Meghan injoron mbretëreshën

Pas njoftimit të bujshëm të Meghan Markle dhe Princ Harry, sot u vendos që do të mbahej një takim i rëndësishëm në familjen mbretërore.

Në të do të marrin pjesë të gjithë anëtarët e familjes mbretërore dhe Elizbeth do të vendosë për fatin e Meghan dhe Harry.

Mbledhja është me shumë rëndësi, megjithatë Meghan duket se nuk është lodhur shumë për të  marrë pjesë.

Mediat e huaja shkruajnë se ajo ka injoruar ftesën e mbretëreshës dhe prej ditës që bëri publik lajmin është larguar nga Londra.

Ajo do të dëgjojë çdo gjë vetëm nëpërmjet një telefonate.

Meghan  ka marrë me vete edhe djalin e saj, duke e lënë Harry-n të përballet i vetëm më familjen e tij.

Thuhet se arsye për largimin nga familja mbretërore u bë Meghan, e cila nuk po përshtatej edhe pas 2 vitesh qëndrimi në pallat.

Pas martesës ata u shkëputën për të jetuar në një fshat, larg pallatit mbretëror dhe tani kanë marrë vendimin që i ka habitur të gjithë.

Facebook Comments
Loading...