Dalin pamjet: Brenda shtëpisë luksoze të Afërdita Dreshajt

Afërdita Dreshaj është bërë me shtëpi të re.

Bukuroshja shqiptare e cila u martua vitin e kaluar me partnerin e saj çek Jakub Kindl, njoftoi dy ditë më parë përmes Instagramit se tashmë do të jetojë në një shtëpi të re.

“RevistaWho”, ka mundur të sigurojë sot fotot nga ambienti i brendshëm i shtëpisë së Afërditës, ku mesa pamë, dhomat janë tepër të bollshme dhe moderne.

Në përgjithësi mbizotëron e bardha dhe ngjyrat e tokës. Shtëpia shihet të jetë në një vend të gjelbëruar dhe e marrim me mend se do të ketë edhe një kopsht të madh.

Gjatë verës së këtij viti, pritet që Afërdita Dreshaj të rikthehet në muzikë, edhe pse ende nuk dimë gjë konkrete.

 

iconstyle.al
Facebook Comments
Loading...