UA-127740715-1
Home Shëndeti Trupi dhe shëndeti Çfarë ushqimesh të përdorim nëse vuajmë nga arterioskleroza

Çfarë ushqimesh të përdorim nëse vuajmë nga arterioskleroza

Arterioskleroza është sëmundje kronike që godet arteriet, veçanërisht ato kardiake (koronare) dhe cerebrale. Ka një sërë ushqimesh të cilët ndikojnë në këtë sëmundje, duke e qetësuar apo e keqësuar atë. Nëse vuani nga arterioskleroza duhet të keni parasysh këshillat e mëposhtme…

Ushqime që duhen preferuar: sa më shumë hudhra, qepë, presh, portokall, angjinare, carangth, mare, kajsi dhe peshk deti.

Ushqime që duhen kufizuar: të gjithë ushqimet e pasura me yndyrna të ngopura, si: mish, gjalpë, ajkë qumështi, margarinë e hidrogjenuar.

Fitoterapia

Valim me angjinare dhe mare: Zieni 5 gram gjethe të thata prej të dyja bimëve në një litër ujë për 8 minuta. Pini dy filxhanë në ditë.

Valim me gjethe ulliri, shtogu e rrushkulli: Zieni 5 gram lule shtogu dhe 10 gram gjethe të thata rrushkulli në një litër ujë për 10 minuta. Pihen dy filxhanë në ditë.

Facebook Comments
Loading...
WhatsApp chat
UA-127740715-1