“Çfarë po më shohin sytë!” Olti Curri ironizon batutën raciste të Ermal Fejzullahut

Olti Curri ka reaguar për komentin paragjykues të këngëtarit Ermal Fejzullahu në profilin e mikut të tij Faton Shoshi.

Pak më parë këngëtari Ermal Fejzullahu irritoi ndjekësit me një koment racist në lidhje me pamjen e Këshilltarit dhe Ndihmësit Personal të Presidentit të Gambias.

“Thuj let kesh pak se s’po dihet qka është”, komentoi Ermali, duke nënkuptuar që të qeshë pak se nuk dallohet çfarë është.

Por përpos ndjekësve, ndaj këtij komenti ka reaguar edhe Olti Curri i cili me ironi e quan Ermalin: “djalin bjond të suedezit bardhosh dhe sykaltër Sabri Fejzullahu”.

“Ça po më shohin sytë, Ermal Fejzullahu, djali bjond i suedezit bardhosh dhe sykaltër Sabri Fejzullahu, bën batutë për ngjyrën e errët të lëkurës dikujt !!! Tani ka mbetur të komentoj unë të shëndoshet: o bol …”

Menjëherë pas kësaj ka reaguar edhe Fatoni, duke i bllokuar komentet ndërkohë që ndjekësit i kanë kërkuar Ermalit të fshijë komentin e tij racist.

iconstyle.com
Facebook Comments
Loading...