Çfarë ndodhi që e detyroi Eni Çobanin të ngrihej nga vendi e të merrte masa ekstreme?

Një çështje e pazgjidhur prone ka dy të diela që trajtohet tek “Shihemi në Gjyq” me ndërmjetësimin e Eni Çobanit.

Është fjala për një zotëri i quajtur Qemal Bushi, i cili në vitin 1998 bëri pagesën për të blerë një tokë nga Ferdinand Zeka.

Mirëpo ky i fundit, u nis për në SHBA dhe ia la me prokurë të vëllait Qamil Zeka që të vijonte procesin e shitjes së tokës. Edhe Qamili u nis në emigracion drejt Suedisë. Pas kësaj çështja u ndërlikua dhe tani, toka figuron në emër të Sitki Bushit, që është vëllai i blerësit të vërtetë, Qemali.

Ndër emrat që përmendi Qemali të dielën e parë, se kanë kryer parregullsi në aktin e shitjes, ishte Shefqet Zeka, vëllai i Ferdinandit dhe Qamilit.

Me të u përball sot dhe, gjatë përballjes në studion e “E Diela Shqiptare”, Qemal Bushi u irritua tejmase me Shefqetin, duke mos e lënë të fliste.

Sipas Qemalit, Shefqeti është përfshirë në këtë çështje që prej 2003-shit, kurse Shefqeti thotë se e ka njohur për herë të parë në 2012-ën. Ai nuk u përmbajt pasi Shefqeti tha se emri i tij ishte përmendur pa të drejtë.

I qenka akuzuar emri pa të drejtë? Ky po të ishte me të drejtë, nga 2008 deri më 2013 i kam trokitur në derë. Të më fusë në konflikt me familjen time, që familja ime 15 vjet me gruan në Greqi duke jetuar si qeni, dhe për këtë qelbësirën të vijë të paraqitet, të hedhë poshtë lekët që i ka marrë në dorë edhe thotë unë nuk ta quaj fare.

Në këtë moment, Eni Çobani u detyrua të çohej nga vendi ku sipas etiketës, i takon të rrijë ulur, dhe shkoi ta ulte Qemalin duke i kërkuar ta lërë të flasë Shefqetin.

Do më fali publiku, s’e kam bërë asnjëherë…tani do ulesh? Z.Qemal ulu, nuk të lejoj më, sepse Shefqet Zeka ka ardhur për të bërë seancë ndërmjetësimi.

Edhe pas kësaj, Qemal Bushi nuk u qetësua. U detyrua të ndërhyjë edhe Ardit Gjebrea, për t’i kujtuar se rregullat e lojës janë që të flasin të dy.

“E vërteta del duke folur të dy”, u shpreh ai.

Në fund, sipas votimit të publikut, e drejta peshoi nga ana e Qemal Bushit.

Facebook Comments
Loading...