Çfarë duhet të hani për të rritur imunitetin

Ndonjëherë, kur e ndjeni se po ju vjen rrotull gripi, mund të kërkoni të forconi sistemin imunitar, duke ngrënë ndonjë supë. Një supë e tillë mund të ketë brenda saj sa më shumë perime të freskëta, qepë, hudhër dhe xhenxhefil. Në fakt, konsumimi i këtyre përbërësve që janë të mbushur plot me antioksidantë ndihmon për të parandaluar sëmundjet e stinës dhe sistemi ynë imunitar forcohet.Çfarë të hani kur jeni të sëmurë
Kur jemi të sëmurë, trupi ka nevojë për më shumë kalori, sepse duhet të punojë më shumë se normalisht, në mënyrë që të luftojë infeksionin. Gjithashtu, ajo që hamë, mund të ndikojë në simptomat apo kohën që duhet, që sëmundja të largohet. Kështu që, e ngrëna e duhur është pjesë thelbësore e të ndjerit mirë dhe në këtë mënyrë mund t’i bëjmë ballë sëmundjeve.
Por çfarë ushqimesh rekomandohen të konsumohen në situata të tilla? Më e rëndësishmja është të shmangni marrjen e sëmundjeve dhe të mbani sistemin imunitar në formën më të mirë.
Janë dhjetë ushqime që ofrojnë doza të larta të vitaminave dhe të ushqyesve (nga allicin te zinku), të cilët mbrojnë nga sëmundjet.
Bëhet fjalë për kërpudhat, hudhrën e freskët, salmonin e egër, çajin, kosin, çokollatën e errët, midhjet, bajamet, luleshtrydhet dhe patatet e ëmbla.
Ndërsa nëse keni hundë të zëna apo keni shqetësime në stomak, “ProbioticSmart” sugjeron disa ushqime të tjera.
Simptomat e të ftohtit mund të luftohen me: supë me lëng mishi, çaj të nxehtë, me agrume, me akullore me lëng frutash dhe me ushqime pikante.  Ndërsa për të luftuar simptomat e stomakutmund të konsumoni: biskota të thata dhe bukë të thekur, banana dhe xhenxhefil.

Facebook Comments
Loading...