Burri vetëm fle me mua, sepse ditën ka një lidhje tjetër. Si t’ia bëj me të?

68711025 - wife finds panties on a sofa and discovers that her husband is cheating

Mister X, burri ka 2 vjet që është lidhur me një vajzë të moshës sime (kurvë 35 vjeçe). Më thotë: “Më duhet të rri ca kohë me këtë dhe do të kthehem”. Vjen fle edhe me mua. E kam toleruar për hir të 3 fëmijëve dhe dashurisë që kam për të. Nuk e kam tradhtuar kurrë. Kam kaluar në depresion, vetëm qaj dhe ai qan më thotë: “Për ty më dhemb zemra”. Si t’ia bëj që mos ta humbas, apo ky njeri nuk më do më? Ta pres se e dua, apo ta largoj përgjithmonë? Faleminderit!

Përgjigje: 1. Nuk ia vlen fare që të bësh këto pyetje skandaloze, pyetje të një njeriu të mbaruar që gjen argumente për të mos çuar në rrotë të s’ëmës një hajvan që e tradhton dhe i mbyll gojën. Fajin nuk e ka askush përveç teje.

 

Mister X, jam e lidhur prej 8 muajsh me 1 djalë 27 vjeç. Unë jam 20 vjeçe. E dua shumë, edhe ai më do. I pëlqen të mburret duke thënë se shumë femra e pëlqejnë. Mburret para shoqeve të mia, bën si adoleshent. E di që i ka thjesht fjalë të kota, por më bezdisin pasi kam dhe ca shoqe që aq duan dhe fillojnë thashethemet. Lidhja jonë është serioze. Më thuaj si të veproj. Nga Ana.

Përgjigje: Merre mënjanë dhe thuaji të mbyllë halen!

Facebook Comments
Loading...