Bixhoz me dashurinë/ Shivai vret Anikën, ja ç’do ndodhë të hënën

Shivai mëson se Anika është kthyer në shtëpi dhe kupton që ajo është në telashe. Vir i tregon Anikës se ai e ka bërë gjithçka që ta ndajë atë nga Shivai. Vir kërcënon Anikën se do e vrasë atë dhe Shivain. Anika i gjuan Virit me një vazo dhe shkon t’i tregojë Shivait.

Anika dhe Shivai janë shumë pranë njëri-tjetrit por nuk arrijnë të takohen. Somja djeg ftesën e dasmës së Rudrës. Bavja e sheh Somjan dhe dyshon tek ajo. Shivai shkon në shtëpi për të kërkuar Anikën. Anika surprizohet nga Shivai për Shën Valentin.

Vir i hedh një ilaç Shivait dhe e urdhëron të bëjë siç thotë ai. Anika i tregon Shivait që Vir po bashkëpunon me një person nga familja Oberoi. Shivai qëllon Anikën.

Ai tronditet kur e sheh Anikën pa ndjenja. Vir bind Shivain që mos t’i tregojë askujt për vdekjen e Anikës por ta varrosin atë. Vir i tregon familjes Oberoi që Anika ka humbur.

Shivai kërkon ndihmë nga media për të gjetur Anikën. Vir u dërgon mediave videon ku Shivai qëllon Anikën. Familja Oberoi sheh videon dhe tronditen./revistawho.com

Facebook Comments
Loading...