Bixhoz me dashurinë/ Shivai i bën surprizën emocionuese Anikës

Anika dhe Bavja vizatojnë dyshemen për Divalin. Ato kujtojnë kohën kur e festonin Divalin në fëmijëri.. Anika i tregon se kur ishte në jetimore mblidhte dritat dhe i ruante për vitin e ardhshëm.
Ajo thotë se i pëlqente shumë karamelet por i thonin se Divali nuk është për jetimët. Bavja preket dhe përqafon Anikën. Shivai e dëgjon bisedën e tyre dhe emocionohet. Rudra frikëson Xhanvin dhe Kanën dhe argëtohet me ta.
Anika nuk i gjen rrobat në dollapin e saj dhe shkon të ankohet tek Shivai. Anika mëson se rrobat e saj ndodhen në dollapin e Shivait. Ai i thotë Anikës se dhoma e tij është edhe e saj dhe se u pendua që e la Tanjën të futej në jetën e tyre.
Shivai i thotë Anikës se Tanja u largua pasi e kuptoi se nuk ja arrinte dot qëllimit. Anika i kërkon Shivait t’i shprehë dashurinë. Ai refuzon dhe Anika inatoset. Shivai i dhuron Anikës byrzylykun. Gori futet në shtëpinë Oberoi fshehtas. Anika bëhet shumë e bukur për Divalin dhe Shivai e komplimenton.
Ai sjell në shtëpi Sahilin. Tre vëllezërit Oberoi bëjnë ritin e Divalit. Gori përballet me Omin dhe ja mbath prej tij por shalli i merr flakë. Om e ndjek dhe ja shuan zjarrin me dorë. Shivai i bën një surprizë Anikës. Ajo emocionohet kur sheh një shatërvan me çokollatë dhe një shtëpi kukullash.
Mbi Anikën bien karamelet që ajo i donte shumë në fëmijëri. Në fund shfaqen drita me shkrimin Të dua. Shivai del para Anikës dhe i thotë se nuk mund t’ja kthejë fëmijërinë por mund t’ja plotësojë dëshirat. Shivai i thotë Anikës Të dua. Om u tregon vëllezërve se Gori do martohet.
Anika vendos që ata të ndalojnë martesën e Gorit. Om shkon në dasmën e Gorit i veshur si Dilprit. Shivai dhe Rudra maskohen si policë ndërsa Anika si gjyshe. Om i kërkon Gorit të kthehet.
/revistawho.com
Facebook Comments
Loading...