Birce Akalay flet rreth rikthimit me ish-bashkëshortin, Sarp Levendoglu

Birce Akalay luan rolin e Asllës në telenovelën “Dashuri bardhë e zi”. Aktorja është divorcuar me Sarp Levendoglu, bashkëshortin e saj prej 3 vitesh. Por mediat nuk kanë pushuar së spekuluari për një rikthim të mundshëm mes çiftit. Këto fjalë dolën që nuk kanë qenë të bazuara në realitet. Shkak i ndarjes mendohet se ka qenë një tradhti nga ana e Sarp me Derya Sensoy.

Duket se Akalay e ka kaluar dhimbjen e ndarjes pasi ka pëlqyer fotografinë e fundit të postuar nga ish-bashkëshorti i saj. Ky mund të ketë qenë edhe një veprim i paqëllimshëm, sepse pas disa minutash aktorja e ka hequr pëlqimin nga fotografia, por ka qenë shumë vonë pasi nuk u ka shpëtuar syve të fansave të çiftit. Në po të njëjtën periudhë, Akalay është ndarë edhe nga i dashuri Can Tunali. A mund të jetë kjo thjesht një rastësi?

Ja cili ka qenë reagimi mjaft i sertë i Birce Akalay, e cila ka mohuar këto thashetheme:

“Lajmet që po qarkullojnë se kam ndjekur në Instagram dhe i kam pëlqyer foton Sarp Levendoglu nuk janë të vërteta. Kjo gjë ka ndodhur dhe më parë me lajme të ngjashme dhe duhet të dini se kam marrë masa ligjore atëherë ndaj atyre që përhapin lajme të rreme dhe shkelin privatësinë time. E njëjta gjë do të ndodhë edhe këtë herë.

Autoritetet përkatëse dhe avokati im janë udhëzuar të marrin masat e nevojshme. Prandaj deri sa të dalë në pah e vërteta dhe burimi i këtij lajmi do t’ju lutesha të ruani qetësinë dhe të hiqni këtë lajm nga mediat”

 

 

Facebook Comments
Loading...