BimBamBum.Tv, adresa e duhur për fëmijën tuaj

Fëmijët mësojnë nga prindërit, mësojnë nga kopshti dhe shkolla, por edhe nga televizioni.

Një program i mirë televiziv është plotësues i mirë i një libri të mirë, me një mësues të mirë, me një prind të kujdesshëm.

Ajo çfarë fëmijët konsumojnë sot do t’i ndihmojë për t’u përballur me realitetin e ashpër e konkurues nesër.

Koha kur fëmija mëson me disiplinë të rreptë ka mbaruar.

Sot ka ardhur koha e mësimit përmes lojës dhe argëtimit.

E ardhmja ka mbërritur dhe është vetëm një klik larg.

Është provuar tashmë shkencërisht se muzika ndihmon trurin e një fëmije të mësojë më shpejt dhe të mbajë mend më gjatë.

Kanali për fëmijët shqiptarë bimbambum.tv në hapësirën e YouTube sjell një program me këngë dhe video edukuese dhe argëtuese.

Autorja e këtij programi Jonela Ndone thotë se ky format i mungonte shikuesve të vegjël në gjuhën shqipe.

Materialet janë të shoqëruara me muzikë, e cila ndihmon fëmijët t’i memorizojnë më shpejt mesazhet që përcillen në çdo vídeo duke i bërë ato edhe argëtuese në të njëjtën kohë nëpërmjet personazheve të animuara.

Personazhet janë të thjeshtë, minutazhi është i kufizuar duke respektuar përqëndrimin që fëmijë të kësaj grupmoshe kanë, ngjyrat janë të lehta dhe muzika është punuar me kujdes për të qënë e pranueshme për veshin dhe syrin e fëmijëve.

Pjesë e materialeve tona janë njohja me:

  • Alfabetin Shqip,
  • numrat,
  • ngjyrat,
  • kafshët shtëpiake,
  • format gjeometrike,
  • higjena e duarve,
  • njohja me pjesët e trupit etj.

Kemi risjellë këngë të hershme të fëmijëve në një frymë tjetër të realizuar me kujdes nga kompozitori Gramoz Kozeli me të cilin po punojmë për realizimin e disa këngëve të reja me produksion të BimBamBum.Tv në mënyrë që të pasurojmë repertorin e këngëve për fëmijë.

Të gjitha videot nëpërmjet këngës ndihmojnë fëmijët për të pasuruar shprehinë e të folurit, zgjerojnë njohuritë e tyre duke fituar informacione nëpërmjet mesazheve.

“Publiku ynë është i moshës 1-3 dhe 3-6 vjeç ndaj për t’u njohur me këtë kanal janë prindërit të cilët duhet t’ja u prezantojnë”, – thotë Jonela.

BimBamBum. Tv është një ndihmë e madhe edhe për fëmijët e familjeve shqiptare nëpër botë të cilët janë të detyruar të flasin gjuhën amtare të shtetit ku jetojnë.

Sot media në tërësi ka një ndikim të madh në jetën tonë, për këtë arsye prindërit duhet të përzgjedhin materialet e duhura për fëmijët e tyre!

Së shpejti bimbambum. Tv do të sjellë për fëmijët dhe prindërit materiale të mrekullueshme edukative, të cilat po punohen me dashuri dhe përkushtim.

Prindër apo familjarë që jetoni brenda dhe jashtë trojeve shqiptare.Të gjithë ne jemi egoistë. Nuk duam asnjë më mirë se veten me përjashtim të fëmijëve tanë! Ne ofrojmë mundësinë që fëmija yt të bëhet artist!

Ju që jeni në trojet shqiptare dhe ju që jeni të detyruar të komunikoni në gjuhë të huaj kudo që ndodheni në botë.

Ejani tek ne!

Në kohën e lirë prezantojmë fëmijët me kanalin tonë ku mund të praktikojnë gjuhën e origjinës, përmes muzikës dhe materialeve tona të cilat janë përzgjedhur dhe punuar me shumë kujdes dhe dashuri.
Fjalët, mesazhet, artikulimi janë në qendër të vëmendjes tonë.

Prindër, ju klikoni në BimBamBum.Tv, për mësimin dhe argëtimin e fëmijës suaj, mendojmë ne!

Bëhu pjesë e famijes bimbambum.tv në faqet tona online 

Facebook: tv.bimbambum/

Instagram: BimBamBum.tv

Twitter: BimBamBum.tv

E-mail: [email protected]

Website: bimbambum.tv

Facebook Comments
Loading...