Bashkëshortin e doja dhe më donte shumë, por zbulova se kishte një lidhje tjetër.

 I nderuar Mister X, jam një person, kam pasur një lidhje. Një vit muhabeti shkoi mirë. Kur fitoi zemrën time, ajo filloi të bënte si pordhace. Unë humba durimin dhe e ofendova disa herë. Kam qenë shumë i sinqertë ndaj saj dhe ajo është e sigurt që e dua. Telefonin e ka mbyllur. Kam ankth të madh. E shikoj në ëndërr e ndihem keq. Ç’mendim keni? Ç’të bëj? Është e vetmja që dua. Unë jam 40 vjeç. Ç’mund të bëj? Më jep një mendim që mos ta humbas. Unë jam i martuar, ajo është e ndarë. Si të sillem që mos ta humbas? Të uroj gjithë të mirat!

Përgjigje: Ajo po kërkon që të ndash…mendjen. Do që ti të ndahesh nga gruaja dhe të shkosh me të. Të bëheni njëlloj. Ti i ndarë, ajo e ndarë. Bashkimi kështu është më i lehtë. Nuk e ka keq apo jo?

 

Mister X, jam e martuar. Bashkëshortin e doja dhe më donte shumë, ishim shumë mirë bashkë, por dalëngadalë ai filloi të largohej derisa zbulova se kishte një lidhje tjetër. Vuaj në mënyrë të tmerrshme. Më tha se nuk e kishte takuar, por ishin njohur në telefon dhe zgjati rreth dy muaj. I kërkoj numrin e telefonit, ai më thotë se e ka fshirë dhe nuk e mban mend, pastaj shton: “Çfarë ke, unë të dua!” Por unë nuk e besoj. Përse nuk ma jep numrin? Vërtet ta ketë harruar? Me shumë respekt për ju, ajo që nuk e beson.

Përgjigje: Mos kërko numrin, por kërko shkaqet. Lëre të qetë dhe vëzhgoje në distancë. Kur duan meshkujt harrojnë shumë shpejt. Një kryetar bashkie nuk mbante mend pse e ka ndaluar policia.

Facebook Comments
Loading...