Avokatit të njohur shqiptar i grabisin në banesë 350 milion lekë

Pasditen e sotme është grabitur banesa e avokatit të njohur Edmond Saliu.

Raportohet se i janë vjedhur 350 milion lekë, ndërkohë dyshohet se vjedhja mund të jetë bërë nga persona të afërt të familjes duke qenë se autorët ende të paidentifikuar s’kanë përdorur dhunë.

Sipas burimeve policore autorët kanë qenë të pajisur me një kopje të çelësit të banesës.

Ata kanë grabitur kasafortën me lekë dhe më pas janë larguar në drejtim të paditur. Aktualisht po punohet për zbardhjen e plotë të ngjarjes. /balkanweb.com

Facebook Comments
Loading...