Arsyeja pse femrat në moshë nuk bëjnë shpesh seks

Sipas një studimi të ri, femrat mbipeshë, që vuajnë nga diabeti dhe që kanë tension gjaku të lartë, kanë një libido më të ulët, marrin më pak kënaqësi nga seksi dhe rrjedhimisht bëjnë më pak seks. E njëjta gjë vlen edhe për ato femra që më parë kanë pasur ndonjë atak kardiak.

Përfundimi i këtij studimi amerikan bie në kundërshtim me kërkimet shkencore të mëparshme, që e lidhnin mungesën e dëshirës seksuale te femrat me faktorë psikologjikë si depresioni dhe problemet e jetës në çift.

Sindroma metabolike është një term mjekësor për kombinimin e diabetit, tensionit të lartë të gjakut dhe obezitetit. Kjo sindromë rrit shumë rrezikun e prekjes nga sëmundjet e zemrës. Edhe veç e veç, diabeti, tensioni dhe mbipesha i bëjnë dëm venave të gjakut, kështu që imagjinoni se çfarë mund të bëjnë të bashkuar.

“Tek femrat në moshë, pamë se dëshira seksuale ishte shumë më e ulët mes atyre me sindromën metabolike”, tha Dr. Susan Trompeter, udhëheqësja e studimit.

Facebook Comments
Loading...