Amos flet për raportin me nënën Yllka Mujo: “S’do ta doja ndihmën e saj, vjen për të më tërhequr veshin!”

Amos Zaharia ishte sot i ftuar në emisionin e mëngjesit “Ditë e Re”, në RTV Ora, ku foli për karrierën e tij si aktor dhe raportin me nënën e tij Yllka Mujo.

Zaharia rrëfeu se pas çdo shfaqje, Yllka Mujo është aty për t’i tërhequr veshin, mbi gjërat që nuk kanë shkuar mirë gjatë një shfaqje teatrale.

Ai tha se nëna e tij është personi që i beson më shumë se çdo njeri tjetër, por nuk i kërkon ndihmë asaj për ndërtimin e një roli në teatër.

Ajo ka mundësinë ta shohë rolin kur ka mbaruar çdo gjë, dhe madje edhe e kritikon kur diçka nuk ka shkuar siç duhej!

“Nga pikëpamja artistike Yllka është personi që unë besoj më shumë se çdo gjë tjetër në glob nuk diskutohet. Por kur vjen puna tek krijimi, tek procesi, ndërtimi i një karakteri unë personalisht nuk do të doja të kisha ndihmën e asaj sepse do më dukej sikur do bëja me hile. Jo të gjithë aktorët kanë për nënë Yllka Mujon.

Dua të jem i barabartë me të gjithë. Me Yllkën konsultohem vetëm kur pasi ka mbaruar çdo gjë, ajo vjen në fund të shfaqjes dhe thotë këtu, këtu dhe këtu e më tërheq veshin”.

Facebook Comments
Loading...