Alban Ramosaj nuk i fshehu dot ndjenjat për të në emision, reagon Niki Delijorgji

Pasditen e djeshme, teksa ishte i ftuar në emisionin “Rudina”, Alban Ramosaj foli për marrëdhënien e tij me Kleoniki Deliorgjin, modelen për të cilën është përfolur së fundmi për një lidhje.

Gjithçka nisi nga komentet e tyre në Instagram, ku quheshin me njëri-tjetrin burrë e grua.

Albani tregoi se kjo ishte një shaka e brendshme mes grupit të tyre shoqëror, mirëpo Rudina e vuri në siklet këngëtarin duke i thënë se ai dallohej që i kishte rënë në kokë për Nikin, pasi ishte skuqur teksa fliste për të.

I vënë në siklet, Albani kishte filluar të qeshte duke i shtuar edhe më shumë dyshimet, ndërsa më pas ka reaguar edhe modelja.

Në InstaStory-n e saj, Niki ka publikuar intervistën e Albanit, teksa shkruan:

“Burri më paska fiksim.”

Më pas, ajo ka publikuar edhe një video teksa kërcen me këngën më të re të Albanit, “T’kom dasht” dhe ne s’po dimë ç’të mendojmë për dyshen!

Facebook Comments
Loading...