Më akuzon se më kanë prekur të tjerë pasi kam gjoksin e butë….

Përshëndetje Suzi! Jam një vajzë e sapofejuar. I fejuari filloi të më puthte dhe më prekte gjoksin; unë e kam gjoksin të vogël dhe të butë. Ai më akuzon se më kanë prekur të tjerë më parë. Ai është i pari për mua, por nuk më beson që i them të vërtetën. Unë gjithmonë e kam pasur gjoksin të butë. A është e mundur të jetë i tillë sepse e theksoj që ky është i pari. Të lutem më jep një përgjigje se po çmendem nga dyshimet e tij. Unë jam dhe shumë e dobët fizikisht. A ndikon kjo në butësinë e gjoksit?  Ju lutem më thoni diçka se më kërkon t’i tregoj kush më ka prekur ose do ndahemi. Nuk dua ta humbas.

– Argumentet që të jep i fejuari nuk kanë asnjë bazë. Baza e vetme që ato kanë është fyerja dhe mosrespekti ndaj tjetrit, sidomos ndaj femrës. Më vjen keq që keni një shkallë kaq të ulët vetëvlerësimi dhe pranoni që një tjetër, edhe pse i fejuari, të të fyejë dhe keqtrajtojë deri në këtë gradë. Asnjeri nuk ka të drejtë të të kërkojë llogari dhe për më tepër të dyshojë te fjala jote. Fatkeqësia qëndron që kjo është një teknikë e meshkujve dhe që vazhdon t’i dominojë femrat dhe t’i bëjë ato fajtore dhe mosbesuese ndaj vetes së tyre. Mos e lejo këtë gjë. Në vend që të të kërcënojë ai se do të të lerë, duhet të jesh ti që ta lësh dhe t’i tregosh që është një mashkull i parritur dhe i paaftë që të jetë mashkull. Një mashkull prej vërteti nuk e fyen femrën me të cilën ka zgjedhur të jetojë dhe të ndërtojnë familje. Një mashkull prej vërteti nuk fyen asnjeri, asnjë femër, edhe kur shkon thjesht për seks, edhe i asaj i është mirënjohës sepse i ka kushtuar kohën dhe i ka ofruar veten. E jo më të fejuarën e tij apo gruan e tij të ardhshme. Për të të qetësuar po të them që forma dhe fortësia e gjoksit janë shumë individuale dhe nuk ka të bëjë fare me eksperiencën. Mbase dobësia që ju thoni që keni mund të ketë një lloj influence. Por kjo nuk ka asnjë rëndësi. Mos lejo të të nëpërkëmbin të tjerët. Qoftë ky edhe i fejuari.

 Zonja Suzi, a është i dëmshëm seksi anal? Unë kam dëshirë ta provoj, por kam frikë se kam dëgjuar që është i dëmshëm.

-Jo, seksi anal nuk është i dëmshëm, për sa kohë bëhet me dëshirën e vetë personit.

Përshëndetje Suzi! Jam një zonjë 46 vjeçe, ndërsa burri im 50 vjeç. Ai prej një viti ka probleme me penisin, besoj se i ka filluar impotenca, por nuk pranon të shkojë te mjeku të vizitohet sepse ka turp. Të lutem më ndihmo, si mund ta bind, sepse ai nuk e kupton që kështu ndikon edhe tek unë sepse dhe unë kam dëshirat e mia? Respekte për ty!

-Keni të drejtë, por duhet të jeni edhe e duruar pasi nuk është e lehtë për një mashkull të shkojë te doktori dhe të flasë për gjëra kaq personale dhe që, mbi të gjitha, kanë të bëjnë me atë që quhet mashkullore. Pikërisht prandaj burri juaj ndihet keq, i duket sikur ka humbur veten, prandaj edhe e ka të vështirë të kërkojë ndihmë. Ti duhet ta ndihmosh që ai të flasë me mjekun në radhë të parë për veten e tij. Ka raste që probleme të tilla zgjidhen, por ka edhe të tjera që janë më të vështira dhe kërkojnë më shumë kohë, por këtë mund t’ia thotë vetëm një mjek androlog. Kujdes kur të flisni me burrin, zgjidhini fjalët dhe kontrollojeni zërin.

Facebook Comments
Loading...