8 gjëra që i ndodhin trupit pas vdekjes

Jeni të fiksuar pas filmave me vrasje, por dini shumë pak gjëra rreth asaj që ndodh pas vdekjes. Në fund të fundit, kujt i pëlqen të mendojë për vdekjen?

Disa nga gjërat që i ndodhin trupit pas vdekjes janë me të vërtetë të habitshme. Lexoni më poshtë se çfarë bën trupi kur nuk i duhet më të punojë, të marrë frymë apo të merret me problemet e jetës së përditshme.

Flokët dhe thonjtë duket sikur rriten

A keni dëgjuar se flokët dhe thonjtë vazhdojnë të rriten në arkivol? Në fakt, nuk është e vërtetë edhe pse duket kështu. Pas vdekjes, lëkura thahet, dhe krijon një shkëputje, duke i bërë thonjtë dhe flokët të duken më të gjatë në krahasim me kohën kur personi ishte gjallë.

Trupi bëhet shumë i fortë

Ngurtësimi i muskujve pas vdekjes ndodh si pasojë e mungesës së trifosfat adenozine, një kimikat në muskuj i nevojshëm për relaksimin e fibrave të muskujve pas një kontraktimi. Ky kimikat prodhohet nga muskujt dhe i detyron njësitë e kontraktuara të muskujve të çlirohen. Kur njeriu ndalon së marri frymë, qelizat nuk prodhojnë më trifosfat adenozine. Fibrat mikroskopike mbyllen dhe muskujt ngurtësohen. Kjo ndodh fillimisht në fytyrë 2-4 orë pas vdekjes dhe prek grupet më të mëdha të muskujve për rreth 6-12 orë. Nuk bëhet fjalë për një gjendje si ngërçi pas një maratone, por për një ngurtësim të mirëfilltë. Pas një apo dy ditësh muskujt fillojnë të degradojnë dhe trupi duket më i relaksuar.

Mund të urinoni dhe të dilni jashtë

Pas vdekjes, çdo muskul i trupit çlirohet. Këtu përfshihet edhe muskuli shtrëngues që e mban të mbyllur fshikëzën dhe zorrës. Prandaj, nëse ka diçka për t’u nxjerrë jashtë, ka shumë mundësi që të dalë pas vdekjes. Megjithatë, nuk bëhet fjalë për zbrazjen më të madhe të mundshme. Në fund të fundit, muskujt që janë përgjegjës për të shtyrë nxjerrjen jashtë të urinës dhe jashtëqitjes kanë vdekur.

Rrudhat zhduken menjëherë

Duke qenë se muskujt e humbin gjithë tendosjen në momentin që njeriu vdes, ato ndalojnë së tërhequri ballin duke zhdukur ato vijat që të gjithë i urrejnë. Në thelb, është e njëjta arsye pse botoksi funksionon. Nëse një njeri është shumë i vjetër, lëkura e rrudhur nuk do të zhduket menjëherë, por të paktën balli nuk do të duket i zhubrosur.

Mund të psherëtini dhe rënkoni

Vetëm se një njeri ka vdekur, nuk do të thotë se nuk ka më ajër në mushkëri. Nëse ushtrohet forcë mbi kraharor apo nëse trupi rrotullohet, ajri i mbetur në mushkëri mund të tentojë të dalë, duke lëvizur edhe kordat zanore dhe duke prodhuar një pëshpërimë apo rënkim. Legjenda për kufoma që flasin janë të zakonshme, por të jeni të sigurt se asnjë tingull nuk del nga goja e të vdekurit. Nëse nuk ka diçka që ta shtyjë jashtë.

Disa pjesë të turpit vazhdojnë të jetojnë

Të paktën për pak kohë. Kur njeriu ndalon së marri frymë dhe zemra i ndalon së rrahuri, organet fillojnë të vdesin. Megjithatë, qelizat nuk vdesin të gjitha menjëherë dhe ka një dritare që ju lejon të ringjalleni dhe të mbeteni të padëmtuar, edhe një dritare akoma më të madhe që lejon transplantin e organeve dhe indeve. Për të dhuruar organe si zemra, mushkëritë, diçka duhet të marrë frymë deri sa doktorët të heqin organet, por mund të dhurohen inde si kornetë, lëkura, palca, madje edhe valvulat e zemrës deri në 15 orë pasi trupi të ketë marrë frymë për herë të fundit.

Lëkura bëhet me njolla

E keni parasysh se si nëpër filma, gjaku fals rrjedh rreth trupit dhe duket si xhel. E njëjta gjë ndodh me gjakun në trup. Nëse zemra nuk e pompon gjakun, graviteti merr situatën në kontroll dhe gjaku fillon të shpërndahet dhe të trashet në pjesët e poshtme të trupit. Nëse personi është i ulur, kjo mund t’i ndodhë në këmbë dhe kyçe. Nëse jeni shtrirë, gjaku mund të grumbullohet në shpinë. Nëse gjaku qëndron atje për 12 orë apo më gjatë, lëkura do të çngjyroset përfundimisht.

Bakteret e zorrëve përhapen në trup

Bakteret në zorrë, ato që ndihmojnë në tretje dhe e mbajnë në formë sistemin imunitar dhe që mund të bëjnë diferencën mes rënies në peshë dhe shtimit në peshë, ia mbathin nëpër trup pas vdekjes. Bakteret nga zorrët kalojnë në pjesët e sipërme të traktit të frymëmarrjes dhe përfitojnë për të fituar lirinë. Ato depërtojnë në gjak dhe i përdorin enët e gjakut si autostradë për të udhëtuar në të gjitha pjesët e trupit. Prandaj askush nuk dëshiron t’i marrë erë një të vdekuri.

*Kujdes! Ndalohet riprodhimi i këtij materiali pa lejen e redaksisë së gazetapaloma.net

©gazetapaloma

Facebook Comments
Loading...