7 pyetjet që mund të ndryshojnë jetën tuaj

Shpesh, me fjalën “shëndet” ne marrim parasysh vetëm shëndetin tonë fizik. Në të vërtetë, shëndeti ynë mendor është po aq i rëndësishëm.

Ja disa pyetje që duhet t’ia bëni vetes për të mbrojtur shëndetin tuaj mendor.

Si më shohin njerëzit mua?

Ju e shikoni veten në këndvështrimin tuaj dhe ndiheni të sigurt për këtë. Nga ana tjetër, njerëzit në rrethin tuaj shoqëror mund t’ju shohin ndryshe, pasi ata janë të vetëdijshëm për shumë gjëra që ju nuk jeni. Për këtë arsye, pyesni shpesh njerëzit se si dukeni nga jashtë dhe si i merrni vendimet në momente të caktuara. Sa më shumë reagime të merrni, aq më shumë zbuloni veten.

Çfarë të mire bëra sot?

Bëni këtë pyetje çdo ditë që të përqendroheni në çështjet e rëndësishme në jetën tuaj dhe të merrni vendimet e duhura rreth tyre. Çdo gjë që bëni mirë do t’ju bëjë të ndiheni të kënaqur dhe do t’ju motivojë në këtë drejtim.

Si ndihem nëse i arrij objektivat e mia dhe çfarë duhet të bëj për t’i arritur ato?

Ndërsa luftoni për të arritur qëllimet tuaja do të përjetoni kënaqësi. Kjo e bën rrugën drejt realizimit të tyre shumë më tepër argëtuese dhe mbi të gjitha, motivuese për të mos hequr dorë.

A kam kohë për të mësuar?

Keni një botë të madhe në dorën tuaj. Numri i gjërave për të mësuar me ndihmën e teknologjisë që zhvillohet nga dita në ditë rrit akumulimin e njohurive. Mos privoni veten nga zhvillimet e botës dhe merrni kohë për të mësuar.

Jam i kënaqur me statusin në jetën time?

Ndonjëherë punojmë pa qenë të kënaqur me punën që kemi. Pyesni veten në lidhje me këtë.

Ku do të jem në 5 vjet?

Planifikoni 5 vitet e ardhshme dhe vendosini jetës tuaj një objektiv.

Ku dhe çfarë do të bëja po të mos kisha frikë?

Frika është një nga faktorët më të rëndësishëm për të mbijetuar, por shpesh pengon për të hedhur hapa në jetë. Bëjani vetes këtë pyetje dhe mundohuni të mposhtni frikërat tuaja.

Facebook Comments
Loading...