4 mënyra krijuese për të kërkuar atë që ju pëlqen në shtrat

Sepse nganjëherë shprehja me fjalë nuk është edhe aq seksi

Le ta pranojmë, nganjëherë është e vështirë të kërkosh në mënyrë të drejtpërdrejtë atë që ju pëlqen në shtrat. Qoftë një lidhje e re, apo një marrëdhënie që zgjat prej kohësh, një kërkesë e bërë me takt nganjëherë është e nevojshme. Ja disa mënyra krijuese për t’i treguar partnerit se çfarë ju jep kënaqësi në dhomën e gjumit, pa qenë nevoja t’ia thoni me fjalë.

  1. Dërgojini partnerit në email një video porno

Ndoshta keni parë diçka të nxehtë një klip porno, që do të donit ta provonit me partnerin tuaj, por nuk dini se si t’ia thoni atij? Dërgojani me email dhe jepini kohë ta shohë vetë përpara se t’i tregoni edhe mendimet tuaja për të. Kur të jeni bashkë pyeteni se çfarë mendoi dhe nëse i pëlqeu. Kur biseda nis të rrjedh natyrshëm, do të jetë më e lehtë t’i tregoni se ajo video ju ndezi dhe ju pëlqyen pozicionet e personazheve.

  1. Lërini shenja nënkuptuese

Mund të jetë një faqe interneti e lënë hapur apo një faqe reviste me tematikë seksi. Mund të jetë një artikull ku jepen sugjerime rreth lodrave të seksit dhe çiftet që mund të inkurajojë bisedën. Mund t’i çoni një mesazh ku i sugjeroni të lexojë një artikull. Kështu do ta bëni që të kërkojë mënyra të reja për t’ju kënaqur. Edhe pse ekziston paragjykimi se meshkujt përqendrohen vetëm tek orgazma e tyre, në të vërtetë meshkujt duan t’i kënaqin partneret e tyre. Kështu pra, mund t’i përdorni artikujt e ndryshëm si një mundësi për të kërkuar diçka që ju pëlqen të provoni në marrëdhënien seksuale.

  1. Tregoni detaje të ëndrrave tuaja seksuale

E mbani mend atë ëndrrën ku patë sikur po bënit seks në pyll? Mund të jetë ky ose një tjetër skenar. Por ideja është se duke ndarë fantazitë apo ëndrrat tuaja seksuale me partnerin është një mënyrë për të provuar gjëra të reja në jetën seksuale. Nëse, për shembull, bëni seks vetëm në dhomën e gjumit, ëndrra e seksit në pyll mund të shërbejë si pikë kthese për të provuar seksin jashtë, në natyrë. Pjesë e aktiviteteve të reja seksuale, të mbushura me aventurë dhe befasi është edhe rrëfimi i asaj që ju bën të ndiheni mirë dhe asaj që ju intrigon. Nuk keni si ta dini nëse diçka ju pëlqen, po nuk e provuat.

  1. Lërini duart të flasin

Nganjëherë, mënyra më e thjeshtë për të rrëfyer diçka është të gjeni momentin. Drejtojini duart e tij, duke i shoqëruar me duart tuaja, përmes prekjeve të lehta e pasionante. Shumicës së meshkujve u pëlqen kur femrat marrin rol drejtues. Mbani mend se duhet të gjeni momentin e përshtatshëm sepse një nga problemet më të zakonshme është se meshkujt dhe femrat mund të jenë duke nisur gjëra të ndryshme në të njëjtën kohë. Është si kërcim. Njëri duhet të lexojë tjetrin dhe do të ishte idealja të merrnin drejtimin me radhë.  Merrni frerët në dorë duke i vendosur duart e tij poshtë tuajave dhe tregojini se çfarë duhet të bëjë me to. Shanset janë që do të bëjë atë që doni ju.

Facebook Comments
Loading...