10 gjëra që duhet t’i mësojmë patjetër nga francezët

Francezët janë të famshëm për qasjen e tyre të vëçantë ndaj jetës. Duke parë traditat e tyre dhe mënyrën e jetesës, në mënyrë të pavullnetshme admiron aftësinë e tyre për të krijuar një komoditet maksimal rreth vetes.

Ja 10 gjëra që të gjithë duhet të mësojmë nga francezët.

  1. Janë gjithmonë të sjellshëm, kudo dhe me të gjithë

Sigurisht që njerëz të sjellshëm ka në çdo vend të botës, por vetëm në Francë shikon njerëz që:

  • Kërkojnë falje nëse të shkelin në transport publik
  • Nuk i thonë thjesht “mirupafshim” kamarierit, shitësit, apo postierit por përdorin fjali të plota si “ditë të mbarë, fundjavë të këndshme etj”
  • Përshëndesin fqinjët me të cilët hipin në ashensor.
  • Nuk përdorin një fjalë të vetme për të kërkuar ndjesë, sepse një fjalë nuk tregon mjaftueshëm mirësjellje.
  • Përshëndesin të gjithë ata me të cilët jetojnë në një pallat.

Francezët bëjnë qindra xheste mirësjellje çdo ditë dhe duket se mirësjellja është kudo në ajrin e tyre. Kjo është një ndjesi shumë e mirë, nga e cila të gjithë duhet të mësojmë.

  1. Ata blejnë ushqim në market ose në dyqane të specializuara

Market në Francë ngjajnë si një muze i hapur. Produktet në rafte janë të vendosura aq bukur dhe aq të pastra, sa është e pamundur të mos e vësh re. Për francezët pazari nuk është një punë por një event i këndshëm.

  1. Shkojnë për Pazar me një çantë cope ose me karrocë

Në kasë ka gjithmonë qese plastike, por francezët i marrin vetëm nëse kanë harruar çantat e tyre prej cope. Çantat e pazarit atje janë nga më të ndryshmet dhe një aksesor krejt normal që e kanë të gjithë.

  1. Kërkojnë gjithmonë më të mirën. Komunikojnë në mënyrë të zgjuar me kamarierët

Francezët nuk hezitojnë të tërheqin vëmendjen nëse diçka nuk u pëlqen, por komunikojnë në mënyrë të zgjuar dhe të matur mendimin e tyre. Ata nuk e kanë problem të mos lënë bakshish nëse nuk u ka pëlqyer shërbimi.

  1. Nuk kanë frikë nga plakja dhe mendojnë se edhe mosha e tretë është dhe duhet të jetë e bukur

Ndërsa shikon pensionistët francezë, të humbet frika se jeta dhe gjërat e bukura mbarojnë në moshën 70 vjeçare. Francezët i lejojnë vetes të shijojnë çdo ditë, në çdo moshë.

  1. Dinë si ta shijojnë momentin

Nuk nxitojnë të shkojnë gjëkundi dhe e vlerësojnë shumë kohën e nevojshme për pushim dhe dinë si të pushojnë. Vetëm një francez di se si të pijë një kafe një orë në ballkonin e shtëpisë  ose të darkojë për orë të tëra. Njerëzit në tavolinë nuk shijojnë thjesht ushqimin, por ndërkohë edhe flasin dhe shkëmbejnë mendime. Në fund bëjnë dhe pak thashetheme. Ushqimi dhe alkoli janë dy atribute integrale të jetës franceze.

  1. Në frigoriferin e tyre ka gjtihmonë disa lloje djathrash dhe një shishe verë të bardhë

Një pjatë me djathë është përgjigja e francezëve për çdo pyetje; kur përtojnë të gatuajnë, kur vijnë papritur të ftuar, ose kur dëshiron diçka për të ngrënë ndërkohë që shikon një film… e kështu domethënë. Dhe aty ku ka djathë, ka edhe verë!

  1. Femrat franceze vishen dhe përdorin produkte kozmetike, në rradhë të parë për veten e tyre

Femrat franceze kanë një perceptim krejt ndryshe për feminilitetin dhe të bukurën. Ato duan të jenë të bukura për vete, jo për të tjerët. Gjithashtu duan që mos t’u dhembin këmbët, prandaj pëlqejnë shumë të sheshtat, atletet fashion dhe balerinat elegante. Ndërsa për make-up sigurohen që gjithmonë të zgjedhin më të mirën.

  1. Francezët i planifikojnë me kohë pushimet e tyre

Në Francë është shumë e zakonshme që të mendosh për pushimet verore që në Shkurt-Mars. Fundja në këtë kohë mund të zgjedhësh ofertën më të mirë dhe të kursesh diçka. Gjithashtu nuk lë për minutën e fundit diçka kaq të rëndësishme sa pushimet.

  1. Janë mirënjohës për mundësitë e shkëlqyera që u ofron jeta në Francë

Franca është një vend që të krijon shumë impresione dhe mund të zbulosh çdo ditë diçka. Jeta në këtë vend u jep njerëzve ndjesinë se kanë gjithë botën dhe nuk do të humbasin veten.

Formula sipas së cilës jetojnë francezët është: mos harro rrënjët e tua dhe ji mirënjohës për mundësitë e reja!

Këto janë vetëm disa nga gjërat që duhet të mësojmë prej tyre.©gazetapaloma

Facebook Comments
Loading...