10 frazat që u ngrenë nervat grave shtatzënë; Bëni mirë mos ta hapni gojën nëse keni ndër mend të bëni këto komente

Ah, shtatzënia, periudha kur këmbët tuaja fryhen në madhësinë e pjeprave, të huajt që ndjejnë nevojën për të komentuar rreth prindërimit apo shprehin dëshirën për të prekur barkun tuaj. 9 muaj në pritje të ëmbël (ndoshta jo dhe aq) që në fund të secilës të mbani në duar atë qenie që do t’ju japë emrin nënë dhe do t’ju rrëmbëjnë zemrën si asnjeri tjetër në botë. Megjithatë këtu nuk do të shkruajmë sesa e mrekullueshme është kjo ndjenjë, por fjalët që askush nuk duhet t’i thotë një gruaje shtatzënë, sepse nuk bëjnë asgjë tjetër veçse e irritojnë.

“E planifikove apo ndodhi padashje ?” – Askujt nuk i hyn në punë grafiku i jetës suaj seksuale, ndaj mos kini druajte t’ia ktheni me një përgjigje që e meriton.

“Nuk e ke idenë sa do të rritet gjoksi! Do fryhesh si tullumbace” Askush nuk ka nevojë t’i vihet në dukje, pesha e fituar, gjymtyrët e fryrë apo gjoksi disa numra më i madh vetëm që të prodhojë mjaftueshëm qumësht për foshnjen.

“A të lejohet t’i marrësh këto *ilaçe”  Jo, u zgjova sot në mëngjes, e vendosa të merrja një grusht me ilaçe thjesht sepse nuk kisha çfarë të bëja ! Femrat shtatzënë nuk do të bëjnë asgjë për të vënë në rrezik foshnjen ndaj mos bëni pyetje kaq naive.

“A je e sigurt se duhet ta hash këtë ushqim ?” Kam shpenzuar vetëm rreth 100 orë në Google vetëm për t’u siguruar se çfarë duhet të ha, por faleminderit për interesimin.

“Me siguri e ke  djalë / vajzë.”  Mos lidhni eksperiencën tuaj me të një gruaje tjetër. Se urinon në mëngjes herët apo se të hahen të ëmbla nuk parashikon gjininë e bebit.

“A mund ta prek barkun tënd?” … dhe pastaj dikush e prek pa pritur një përgjigje.

“Ha ca më shumë, jeni duke ngrënë për dy!” MITI që duhet rrëzuar një herë e përgjithmonë

“A nuk është e vështirë të dekorosh shtëpinë dhe të blesh rrobat e foshnjës kur nuk e di  gjininë?” Jo, aspak.

“Gëzohu tani sepse nuk do të jesh në gjendje [..një sërë aktivitetesh] kur fëmija të vijë.” Me sa duket, sapo të bëhem prind, fjetja, shkuarja në kinema, udhëtimi dhe ngrënia e qetë  janë vetëm disa nga përvojat që unë kurrë nuk do t’o provoj përsëri?!

PureWow

Facebook Comments
Loading...